-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet turku në Qafë Thanë, po fuste 4 emigrantë me kamion për 4 mirë Euro

Kryesoret

Pogradec-Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke hyrë në territorin e Shqipërisë me 4 emigrantë të paligjshëm në kamion, vihet në pranga një shtetas turk.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Daf”, me drejtues shtetasin M. T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. 

Në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, 49-vjeçari iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit