Autoriteti i Konkurrencës raportoi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për veprimtarinë për vitin që lamë pas. Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe, ishte një nga zërat më kritikë kundër këtij institucioni mbi rolin në treg dhe gjithashtu i kërkoi që të ndryshojë qasje për hetimin.
“Duhet të përgatitemi për momentin që bordet humbin rolin e tyre në treg. Janë të përkohshëm dhe për të rikthyer konkurrencën në treg duhet të mendojnë të gjitha autoritetet e tjera. Do të biem përsëri në të njëjtën situatë që ishim më herët, për mungesë konkurrence. Kërkohet një rol aktiv, nuk mjafton një ankesë apo kronikë në TV, duhet të ridimensionohet roli. Të bëhet pro aktiv.
Roli i qeverisë në dhënien e të drejtave ekskluzive apo koncesioneve PPP me ligj është kufizuar. Fushat nuk janë më të gjëra, por kjo nuk do të thotë që qeveria të mos zbatojë detyrimet ndaj agjencive dhe tregjeve. Qeveria ka interesa. Nuk duhet që ndërhyrja e saj të deformojë konkurrencën në treg. Po u prit që vetëm qeveria të drejtojë. Por po u prit që të ndodhë edhe kjo nga qeveria, kur vendimet bëhen fakte, duhet parë roli i AK edhe për këtë gjë.
Tregu i plehrave kimike është i përqendruar duke zbehur tregun. Ligji nuk i njeh ekskluzivitetet. Është themelore që AK të bëjë detyrën edhe në këtë aspekt, pavarësisht se kush është në pushtet dhe fuqisë, natyrale apo edhe abuzive. Të shkohet deri në rekomandime për të ndryshuar vendimmarrjet ku është cenuar konkurrenca” tha ai.