Në drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është emëruar sot Klevis Qose duke zëvendësuar Eduart Merkajn.
Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi u largua nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve.
Ndërkohë që ditët e fundit drejtori i ri i policisë së shtetit, Skënder Hita ka firmosur ndryshime të shumta në kupolën e policisë në drejtorinë qendrore, Tiranë dhe në rrethe.
Islor Islami është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar.
Erion Ahmeti është komanduar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Andi Banushi është emëruar në Policinë e Elbasanit.
Në Përmet, Krenar Guçe merr detyrën e shefit të rendit. Gerald Toska është caktuar shef i Komisariatit në Fier.
Në Vlorë dhe Berat janë emëruar zëvendësdrejtorë për hetimin e krimit, përkatësisht Dritan Muça dhe Dritan Malaj.









