Genard Hajdini, një personazh i njohur i rrjeteve sociale ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin Edi Rama. Ai i kërkon që ta bëjë President.
Mesazhin e përcjellë përmes një video në rrjetet sociale, ku i premton se nëse e zgjedh në krye të shtetit do të qëndrojë dhe do u bëjë ballë rusëve si Zelensky, nëse vijnë në Shqipëri.
“O Edi Rama pse nuk më zgjedh president i Shqipërisë. Të premtoj se po erdhën rusët nuk kam për të vrapuar. Do të qëndroj në Shqipëri si Zelensky.
Do t’ju bëj ballë rusëve si Mujo Ulqinaku. Do të udhëheq popullin si president i shqiptarëve.
Më zgjidh president dhe Sonidën do ta mbaj si shefe të Burimeve njerëzore të presidencës”, thotë ai.