Policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë autorët e dhunimit të kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Janë kamerat e sigurisë së bizneseve në hyrje dhe dalje të rrugicës në lagjen “Kala” që kanë kapur autorët duke ikur me vrap, pasi qëlluan me levë Sulkuqin dy ditë më parë.
Sulkuqi u sulmua rreth orës 22:30 nga dy persona në lagjen “Kala” të Elbasanit, dhe nga goditjet e forta me leva mbeti i plagosur rëndë dhe humbi ndjenjat. Policia punon për kapjen e autorëve, por motivi i sulmit nuk dihet ende.
Kalimtarët thanë se i gjakosur dhe duke rënkuar “oh moj nëna ime”, ai u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, por nuk dha shumë detaje për ngjarjen përpara hetuesve.