Përmes një video të shpërndarë nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, shihen prapaskenat.
Deputeti i PD-së Flamur Noka, shihet duke debatuar me Grigels Muçollarin, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka arritur i fundit.
Ky i fundit hyn në dhomë dhe i përshëndet të gjithë me dorë, duke nisur më pas edhe bashkëbisedimin me ta.
– Dalin pamjet nga mbledhja e sotme e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, takim që është zhvilluar në zyrën e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga PD, në pamjet e mëposhtme fillimisht duket Flamur Noka, i cili bashkëbisedon me Grigels Muçollarin, ndërsa të dy futen në sallë pasi presin ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit hyn në dhomë dhe i përshëndet të gjithë me dorë, duke nisur më pas edhe bashkëbisedimin me ta.