Ish deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka shprehur në daljen e saj televizive në Fax News se Berisha është fajtor njësoj si Basha për humbjet e njëpasnjëshme të PD-së.
Ajo tha se nëse Basha nuk do të hiqte dorë nga mandatet dhe nuk do të bojkotonte zgjedhjet PD do të ishte në pushtet sot. Por nën optikën e saj edhe ish kryeministri Sali Berisha ka përgjegjësitë e veta në këtë mes pasi nuk e ngriti kurrë gishtin për gabimet e Bashës.
“Unë isha kritike ndaj Berishës sepse gjatë viteve që Basha ishte kryetar për 9 vite, ai nuk ngriti njëherë gishtin për shumë vendime të gabuara që i ndërmori. Mendoj se ata të dy ndajnë përgjegjësi në këtë proces, por në fund të ditës është në dorë të anëtarësisë. Zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan se Berisha ende ka një mbështetje brenda PD-së dhe kjo është e pamohueshme. Basha e degradoi partinë deri në atë pikë sa në zgjedhjet e 6 marsit doli forcë e tretë,” ka shprehur ajo.