Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në vendin e njohur si ‘Rruga e Portit’.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëri-tjetrin, e si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe po merr mjekim.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe 4 makina të tjera që ndodheshin në parkim.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, që po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.