Ditën e sotme SPAK ka njoftuar se po heton të gjithë pasurin e drejtorit të Alba Exotic Fruit, Eduard Dautaj pasi dyshon se është vënë në mënyrë të paligjshme.
Në emrin e tij janë disa prona dhe shuma të mëdha parash në bankat e nivelit të dytë. ai disponon një mjet të tipit “Mercedez Benz”, 6 sipërfaqe toke, 1 apartamente dhe 2 garazhe.
Dautaj u arrestua disa ditë më parë, si menaxheri i firmës, e cila solli kokainë të vendosur mes bananeve nga porti i Durrësit.
Në dy nga kontejnerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga “Alba Exotic Fruit”.