-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvicra miraton raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Kryesoret

Zvicra ka miratuar raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, “në dritën e agresionit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe raporteve për mizori (të kryera nga forcat e armatosura ruse) në Bucha”, tha qeveria zvicerane të mërkurën në një deklaratë.

Departamenti Federal Zviceran i Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit ka vendosur gjithashtu sanksione financiare dhe kufizime të udhëtimit për 200 individë të tjerë, përfshirë dy nga vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, shtohet në deklaratë.

“Lista e sanksioneve të Zvicrës tani pasqyron plotësisht atë të BE-së,” tha qeveria, duke shtuar se amendamentet përkatëse do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 me orën lokale (12 pasdite ET) të mërkurën.

Bashkimi Evropian miratoi të enjten një raund të pestë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit