-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken prezanton koordinatorin e DASH për korrupsionin, dikur këshilltar i Albright

Kryesoret

Një tjetër koordinatori është vendosur në DASH për sanksionet kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në Twitter Antony Blinken ka njoftuar për emërim e Jim O’Brien, si një nga funksionarët më të rëndësishëm për politikat kundër krimit dhe korrupsionit në DASH.

Ne e mirëpresim ambasadorin Jim O’Brien si @StateDept Koordinatori i ri i Sanksioneve. Jim do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikës sonë të sanksioneve për të promovuar përgjegjësinë për korrupsionin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për të penguar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare,”-shkruan Blinken, ndërkohë që ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim e ka shpërndar postimin pa dhënë asnjë koment.

O’Brien ka shërbyer si i dërguar i posaçëm presidencial për Ballkanin, me përgjegjësi për politikën diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë të SHBA-së në këtë zonë. Përveç kësaj, ai veproi si këshilltar i lartë i Ambasadores dhe Sekretares së Shtetit të OKB-së, Madeleine Albright.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit