Deputeti socialist Erion Braçe është kundër nismës së qeverisë që familjet që konsumojnë mbi 700 kw/h të futen në grupin e të pasurve dhe duhet të paguajnë më shumë.
Sipas Braçes, familje të pasur nuk të bën nëse harxhon energji elektrike më shumë por pasuria që zotëron në vlerë monetare dhe pronat e paluajtshme. Ish-zv/ kryeministri ka një propozim për qeverinë për të dalë nga ngërçi.
Postimi i plotë i Erion Braçes
PER TE PASURIT, TATIME TE REJA, TE DREJTA, PROGRESIVE!
Nje fature energjie 12 mije, 13 mije, 14 mije lekeshe, ja dhe 20 mije lekeshe,
NUK TE BEN TE PASUR;
Beja sa te duash cmimin, nuk je i pasur prej kesaj!
I PASUR je prej pasurise se paluajtshme e te luajtshme qe zoteron, PERFITIMEVE nga kjo pasuri!
Per TE PASURIT, na duhet tatim i ri progresiv per te gjitha te ardhurat nga kapitali, pasuria.
Per ENERGJINE, na duhen burime te reja, shume burime ne energji prej diellit dhe eres qe i kemi ne shumice;
Liberalizim dhe heqje e cdo barriere qe pengon zhvillimin e energjise nga keto dy burime kaq te lira.