Toni Gogu, deputeti i PS ka vendosur ti kushtoi kohë skicave të tij gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme.
Ai është fotografuar teksa po skiconte disa personazhe vizatimorë në bllokun e tij.
Majko dhe Bushka, dy deputet të tjerë ishin duke biseduar teksa Gogu i pa shqetësuar ka vazhduar “punën” e tij.
Toni Gogu ka mbajtur më herët detyrën e Prefektit të Tiranës dhe më pas u zëvendësua nga Mersin Murataj.