-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri finlandez: Jemi të përgatitur për çdo lloj kërcënimi nga Rusia

Kryesoret

Një ditë pasi kryeministri i vendit konfirmoi se një vendim për anëtarësimin në NATO do të merret brenda javësh, ministri i Jashtëm i Finlandës tha se priste një reagim nga Rusia dhe ishte “i përgatitur për lloje të ndryshme kërcënimesh”.

Në një intervistë për CNN, Pekka Haavisto tha se Finlanda ka një ushtri konvencionale dhe se ata kanë investuar për modernizimin dhe rritjen e sigursë në vend pasi pas vendimit të tyre presin çdo lloj reagimi nga Rusia.

Finlanda në fakt ka një ushtri mjaft të fortë konvencionale. Ne kemi më shumë se 280,000 rezervistë, kemi një ushtri rekrutimi, sapo kemi investuar në avionët luftarakë F-35, 60 prej tyre po vijnë në Finlandë, e kështu me radhë. Pra, ne jemi kujdesur mjaft mirë për forcat tona të mbrojtjes kombëtare. Por sigurisht ne jetojmë në një botë, siç e shohim nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës, që shfaqen edhe kërcënime të reja sigurie. Nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë me NATO-n, ne mund të adresojmë të gjitha ato kërcënime të ndryshme,” tha Haavisto.

I pyetur pse Finlanda ka ndryshuar pozicionin e saj në lidhje me neutralitetin ushtarak, Haavisto tha se natyra e sulmit rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar.

Së pari, Rusia është e gatshme të ndërmarrë rreziqe më të larta në fqinjësinë e saj. Së dyti, është gati të përqendrojë më shumë se 100,000 ushtarë në një qendër të vëmendjes, siç e kemi parë në kufirin e Ukrainës. Dhe së treti, ky është më shumë një spekulim i hapur, por përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore apo edhe kimike. E gjithë kjo sigurisht që ndikon edhe në sigurinë finlandeze”, tha ministri i Jashtëm.

Sipas kryeministrit, Finlanda shpreson të përfundojë diskutimet në lidhje me aplikimin e mundshëm të vendit për anëtarësim në NATO deri në mes të verës. Haavisto tha se pushtimi rus i Ukrainës ndryshoi diskursin publik brenda vendit të tij.

Suedia duhet të përfundojë një analizë të politikës së saj të sigurisë deri në fund të majit. Një  zyrtar suedez tha se kombi mund ta bëjë publik pozicionin e tij më shpejt, në varësi të kohës kur e bën Finlanda fqinje.

Ne kemi parë një ndryshim të madh në opinionin publik në Finlandë gjatë javëve të fundit. Një shumicë e qartë e popullsisë tani po mbështet anëtarësimin në NATO. Parlamenti finlandez do ta diskutojë këtë çështje në javët në vijim, dhe nëse shumica do ta deklarojë qartë këtë, atëherë procesi do të vazhdojë. Pastaj, varet nga 30 vendet anëtare të NATO-s se sa i shpejtë mund të jetë procesi,” shtoi ai.

Rusia ka bërë prej kohësh deklarata kërcënuese për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke thënë se kjo do të kishte “pasoja serioze ushtarake dhe politike”. Në fillim të luftës, Putini e bëri të qartë se një nga qëllimet e tij ishte të kthente dislokimet e NATO-s në Europën Lindore atje ku kishin qenë në vitet 1990. Tani, Finlanda dhe Suedia, kombe që nuk janë zyrtarisht të anëtarësuar, po afrohen gjithnjë e më shumë drejt anëtarësimit aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit