Ish-deputeti Nard Ndoka reagoi pas propozimet të deputetes së PD, Flutura Açka për zgjidhjen e krizës brenda partisë si dhe “formulën” sipas saj për bashkimin e demokratëve dhe fitoren ndaj qeverisë socialiste.
Propozimi i Açkës, lidhet me sakrificën e një “luftëtari të vjetër” siç e quan ajo, të ish-kryeministrit Sali Berisha që të tërhiqet, por Ndoka e ironizon duke theksuar se pas këtij propozimi fshihet vetë Lulzim Basha.