Një makinë e njësitit të policisë së Kosovës që ishte në patrullim, ka ndeshur pjesë metalike në rrugë, që ishin vendosur për shpimin e gomave.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kopilovicë të Zubin Potokut, ku si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale në makinën zyrtare të policisë. Nuk raportohet për të lënduar, teksa hetimet vijojnë.
“Zubin Potok 13.04.2022 – 06:30. Raportohet se persona të panjohur kanë hedhur (vendosur) në rrugë pjesë metalike me skaje të mprehta, më qëllim që automjeteve t’ju shpohen gomat. Si provë materiale janë mbledhur dhe konfiskuar 46 copë. Rasti është duke u hetuar.”