-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj i kërkoi dorëheqjen, Xhaçka: Ti flet paçavure, investitori strategjik i merituar

Kryesoret

Deputeti demokrat, Agron Shehaj kërkoi sot dorëheqjen e ministres së Jashtme Olta Xhaçka e cila sipas tij e përfitoi statusin e investitorit strategjik (përmes bashkëshortit) në konflikt të hapur interesi si ministre e kabinetit qeveritar.

“Sa sipërmarrës shqiptarë ka me prona në bregdet që do të ëndërronin të kishin lehtësia të investitorit strategjik. Kush e meriton më shumë, këta sipërmarrës, apo ministrja aktiviste që nuk kishte punuar një ditë përpara se të hynte në politikë. Xhaçka duhet të japë dorëheqjen. Ky është vetëm një rast. Të rinjve shqiptarëve u mohohet e drejta për të konkurruar” tha ai.

Por ministrja e Jashtme Xhaçka e akuzoi se flet mashtrime, gënjeshtra dhe palaçollëqeve. “Unë për hir të së vërtetës, ju mëshiroj, sepse nuk jeni opozitari që mbroni interesat e qytetarëve, dhe kapeni pas kauzave që ose janë palaçollëqeve, ose gënjeshtra dhe mashtrime. Është fatkeqësi që opozita përfaqësohet nga njerëz si ti, që nuk kanë nivel dhe nuk studiojnë.

Dhe flasin me paçavure. Familjarët kanë që në 1991 që merren me biznes dhe nuk u pasurova unë, por vazhdojnë punojnë familjarët e mi me punën dhe djersën e tyre. Ulu, lexo dhe studio. Nuk ka lidhje statusi i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vet dhe nuk ka përfituar asgjë nga shteti” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit