Një ngjarje tragjike u shënua një ditë më parë në Itali, ku si pasojë e një aksidenti humbi jetën 24-vjeçarja nga Kavaja, Daiana Galicaj.
Ajo po udhëtonte me makinën e saj tip Volkswagen dhe u përplas me murin e një shtëpie, pasi doli nga rruga.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekët nuk arritën që ta mbanin në jetë.
I fejuari i saj, ka prekur në postimit e bëra në rrjete sociale, teksa nuk ngurron të shprehë të gjithë trishtimin dhe dashurinë e madhe që kishte për të.
“Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!
Më kujtohet kjo ditë që më the më le të flas pak vetëm me detin. Ç’a fole me detin o dashur, ç’a që të largojë nga kjo jetë, pse o shpirt më le kështu, pse. Më merr me vete o dashuria ime, dua të jem pranë teje.
Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë.
Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”, shkruan i riu.