Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për sulmin që u bë këtë të premte ndaj policisë së Kosovës në veri.
Ai është shprehur se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb
“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti.
Gjithashtu Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të dënojë sulmet që u kryen ndaj policisë së Kosovës.
“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës”, ka shkruar ai.
For three days in a row (April 13–15), Kosova Police officers have been attacked at the border crossing point with Serbia. Yesterday & early today, a hail of bullets & a hand grenade were thrown at our police. Our sources have identified yesterday’s attack as coming from Serbia. pic.twitter.com/2msSq7e2yJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 15, 2022