Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët e cilësoi mbledhjen e socialistëve një javë më parë si kongres kriminal. Ai tha se Edi Rama e do në burg dhe këtë e kërkoi hapur duke i bërë thirrje SPAK-ut që ta hetojë.
“Ai ishte si kongresi i “Cosa nostra”-s. U tha se unë e dua patjetër në burg Berishën dhe në djall opozitën. Në historinë e këtij vendi, Kuvende të tilla, edhe partia e Punës ka zhvilluar në ’48, në ’56 dhe vitet ’70, por kaq të hapura jo” tha ai.