-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti me policinë gjermane, por çfarë thoshte Rama për tmerrin nga maska?

Kryesoret

Një nga gazetat më të mëdha gjermane shkruante sot se në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shoqërua nga policia federale, pasi nuk pranoi që të vendoste maskën në avionin e linjës për në SHBA.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar menjëherë pas lajmit në mediat gjermane për shoqërimin nga policia federale të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për arsye se nuk pranoi që të vendoste maskën në avion.

Endri Fuga shkruan se bëhet fjalë për një lajm të vjetër, që sipas tij kompania ajrore u kërkoi falje, pasi nuk ishte faji i kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa publikon edhe e-mail-in me ndjesën e “Lufthansa”-s.

Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”.

Por cfarë thoshte Edi Rama për tmerrin e maskës? Rreth dy vite më parë, në tetor të 2020-ës, Edi Rama teksa kërkonte nga qytetarët mbajtjen e mbrojtëses shprehej se vetë kishte probleme për maskën edhe për shkak të një astme të vjetër.

Personalisht maskën e kam tmerr. Kam edhe problemin që kam atë astmën e vjetër që nëse nuk kam frymëmarrje të vazhdueshme, kam shqetësime” shprehej Rama në 2020-ën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit