-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj policisë së Kosovës

Kryesoret

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas sulmeve në Policinë e Kosovës në veri të vendit. Kreu i Shtetit i cilëson akte burracake dhe shpreh besim se institucionet ligjzbatuese të Kosovës do t’i zbardhin shpejt dhe do të vënë para drejtësisë autorët.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.

Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit