Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të arrihet duke ndjekur linjën e Edi Ramës, i cili sipas tij synon thërrmimin e opozitës.
Paloka ka analizuar situatën në PD dhe tregon arsyet përse PD vijon të ketë këtë ngërç, ndërsa shprehet se demokratët që duan forcimin e partisë nuk duhet të harrojnë se kush i ndau.
Ai ka shprehur se ngërçi po vazhdon të shkaktohet nga ata që konsiderohen si miq të Lulzim Bashës.