-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen dy gazetarë kritikë të luftës, në Rusi

Kryesoret

Forcat ruse të sigurisë, më 13 prill arrestuan Mikhail Afanasyev , drejtor i portalit Novy Fokus të republikës së Khakassia, dhe Sergei Mikhaylov , themelues i LIStok, një gazetë e republikës së Altay. 

Kjo është bërë e ditur nga Amnesty International, duke shtuar se dy gazetarët akuzohen se kanë përhapur qëllimisht “informacione të rreme mbi forcat e armatosura ruse”. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 10 vjet burg. Më 4 prill, Novy Fokus dha lajmin për refuzimin e 11 oficerëve të policisë së trazirave të Khakassia për të shkuar për të luftuar në Ukrainë. 

Në të njëjtën periudhë, LiStok kishte bërë thirrje për sanksione kundër Rusisë dhe për këtë ai tashmë ishte dënuar me një gjobë prej 300 mijë rubla (pak nën 4 mijë euro). Portali i gazetës është bllokuar që nga marsi për publikimin e lajmeve të demonstratave kundër luftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit