Pasi dështoi me opsionin e parë sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel ishte në Ruandë për të finalizuar planet për një partneritet të ri migracioni dhe ekonomik që do të lejojë që kërkesat e azilkërkuesve të përpunohen në vendin e Afrikës Lindore në vend të Britanisë.
Nuk është hera e parë që qeveria britanike e provon këtë taktikë, pasi më parë u tentua Gana dhe Shqipëria, por dy vendet i refuzuan kategorikisht.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këmbënguli se vendi “nuk do të pranonte kurrë refugjatë për vendet më të pasura”.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të ketë siguruar më në fund marrëveshjen që i nevojitej për të financuar një qendër të tillë në radhë të parë, një lëvizje që do të lejojë “mundësinë për të rindërtuar jetën e tyre” në Ruandë.