Një biznes në Nikël të Fushë Krujës është sulmuar me armë zjarri gjatë natës.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin që drejt godinës së mobilierisë u qëllua me breshëri nuk kishte asnjë person brenda.
Pronari Myslym Karaj ka bërë denoncim mëngjesin e sotëm për ngjarjen.
Policia ka nisur hetimet për rastin.