Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Bëhet fjalë për të shtëna që kanë tronditur banorët e fshatit Bube të Komunës së Zubin Potokut që ndodhet pranë pikës kufitare. Rasti është denoncuar në stacionin policor në Zubin Potok dhe zyrtarët policorë kufitarë kanë deklaruar se kur kanë qenë në fshatin Paragovë, kanë dëgjuar disa të shtëna nga një armë zjarri.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i policisë së Kosovës Samedin Mehmeti. Ai tha se të shtënat kanë ardhur nga territori i republikës së Serbisë.
Ai njoftoi edhe për një sulm me granata dore ndaj makinave të policisë në veri. Nuk ka të lënduar, por makinat janë dëmtuar.