Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për sulmin që u bë ditën e sotme ndaj policisë së Kosovës.
Reuters shkruan se sulmi ndaj policisë ndodhi në kufirin e Kosovës me Serbinë aty ku tensionet ndëretnike janë ende të pranishme më shumë se dy dekada pas luftës.
“Veriu i Kosovës është shtëpia e rreth 50,000 serbëve, të cilët të mbështetur nga Beogradi duan të shkëputen përgjatë vijave etnike dhe të bashkohen me Serbinë, dhe ka përjetuar shpërthime të vazhdueshme të dhunshme që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008. Zona gjithashtu u shërben kontrabandistëve për të transportuar mallra mes dy vendeve”, shkruan Reuters.
Agjencia citon edhe konferencën për media që mbajti ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i cili ka deklaruar se janë duke e hetuar sulmin e sotëm nëse lidhet me aktivitetet e kontrabandës apo me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sulmi i sotëm me granatë dore dhe AK-47 ishte akt terrorist dhe u bë me qëllim të frikësimit të policëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha në një konferencë për media ministri i Brendshëm Xhelal Sveçlla.