-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet një shtëpi dhe lokal në Sarandë e Himarë

Kryesoret

Një shtëpi në Sarandë dhe një lokal në Himarë janë sulmuar duke thyer xhamat dhe dritaret. Policia ka nisur hetimet për dy rastet duke marrë nën hetim autorët pas denoncimeve të pronarëve.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë, se 51-vjeçarja i ka thyer xhamin e lokalit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit