Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka firmosur sot kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkohet thirrja e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës.
Balla kërkon që Konferenca e Kryetarëve të thirret më 29 prill dhe përcaktimi i datës 4 maj për raundin e parë të votimit.
Ditën e martë deputetët e PS-së do të dorëzojë zarfin me tre emrat që duan të propozojnë për kreun e ri të shtetit.
Më pas një grup prej tre deputetësh, konkretisht kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve.