-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre orët në SPAK, Lefter Koka s’i lëshon “shokët”: Unë bëra detyrën

Kryesoret

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka doli sot përpara prokurorëve të SPAK-ut për t’u marrë për herë të parë në pyetje që pas arrestimit në 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai deklaroi se ka zbatuar ligjin dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje. Përpos inceneratorit të Elbasanit, Koka akuzohet edhe për përfitime në atë të Fierit, por ish-ministri tha se nuk i njeh kompanitë që përfituan në mënyrë fiktive miliona euro.  

“Unë kam zbatuar procedurat e ngritura nga komisioni i vlerësimit. Ligji ynë për koncesionet nuk e parashikon që të botohet në fletoren e prokurimeve.

Tokën e shpronësuar për inceneratorin e Fierit nuk e kemi trajtuar kurrë si tokë truall por si tokë are në shpronësim. Nuk kam asnjë lidhje me pronarët e tokës.

Tre shoqëritë e inceneratorit të Fierit që përflitet se kam marrë lekë nuk i njoh, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët”, tha Koka.

Lefter Koka u prangos më 14 dhjetor 2021 në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të incineratorit të Elbasanit. Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se Koka ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja që janë në kërkim akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare.

Gjithashtu, SPAK konkludoi se Koka në cilësinë e ish-Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare të sipërcituara përfitime të parregullta monetare në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara prej tij apo familjarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit