-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhelal Sveçla: Policia e Kosovës u sulmua në veri

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se sot në mëngjes në veri të Kosovës ka ndodhur një sulm ndaj policisë. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit. Sipas Sveçlës, zyrtarët policorë janë sulmuar teksa po shkonin për të realizuar ndërrimin. Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbrëmë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit