-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha i bëri thirrje SPAK-ut për Berishën, deputeti i PD-së: Inkurajoj drejtësinë e re

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook postimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim për drejtësinë e re. Ai vlerëson hapat e parë të drejtësisë së re edhe pse i cilëson minimalë.

Ndonëse me hapa minimale, Reforma në Drejtësi ka filluar të jap rezultate konkrete, të rikthejë shtetin ligjor!

Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet institucionet e drejtësisë në luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar! Unë personalisht besoj se drejtësia ka nisur të rikthejë besimin.

Si ish-Prokuror inkurajoj ish-kolegët e mi me integritet moral dhe profesional, çdo hetues të BKH dhe çdo gjyqtar te GJKKO edhe më gjerë të vendosin para përgjegjësisë shkelësit e ligjit!

Unë personalisht për sa kohë kam qenë dhe do të jem në parlament kam mbështetur e do të mbështes pa menduar dy herë çdo nismë ligjore për forcimin e organeve të drejtësisë.

Të gjithë duhet ti mbajnë larg duart nga drejtësia! Të shmangen presionet ndaj organeve te pavarura” shkruan Sula.

Pak ditë më parë ish-kryetari i partisë së tij, Lulzim Basha i bëri thirrje SPAK-ut që të hetonte Sali Berishën, që u shpall non grata nga SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit