“5pyetjet.al” ka zbardhur dëshminë e të riut që u shpëtoi plumbave të një atentati mesditën e sotme në një rrugë dytësore në Shijak.
Orlando Petkola, ish-punonjës policie ishte duke udhëtuar me një makinë të mbushur me bombola oksigjeni në momentin që u qëllua me breshëri kallashi nga një makinë tjetër që po e ndiqte tip “Golf”.
Petkola, që është i biri i një efektivi policie në burgje në dëshminë e dhënë përpara hetuesve është shprehur autori e ka ndjekur për disa metra me makinë dhe më pas e ka parë duke nxjerrë automatikun nga një thes duke hapur zjarr kundër tij.

Por fatmirësisht Petkola arriti që t’u shpëtonte plumbave duke devijuar makinën. “Autorët nuk i njoh” tha ai. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.