Komisioni i Rithemelimit në PD ka zgjedhur drejtuesin e degës në qytetin e Elbasanit. Pas votimit të kësaj të shtune, fitues është shpallur Blendi Himçi me një diferencë të madhe krahasuar me 4 kundërshtarët e tij në këtë garë.
Plot 765 anëtarë kanë votuar për Himcin. Në vendin e dytë me 198 vota , surprizë e këtij procesi rezulton Klodjana Çapja.
1- Blendi Himçi, 765 vota
2- Klodiana Capja, 198 vota
3- Sonila Daiu, 79 vota
4- Eliona Gremi, 68 vota
5- Elion Vila, 40 vota