-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenerali Qehaja për sulmet ndaj policisë: Kosova s’i ka eliminuar strukturat paralele në veri

Kryesoret

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjeneral Ramadan Qehaja, ka thënë se Kosova nuk ka arritur t’i eliminojë strukturat paralele në veri të Kosovës, përkundër tentativave. Duke komentuar për sulmet e fundit ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës, në veri të vendit, Qehaja ka thënë se nuk e di se sa hapa kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për t’iu kundërvënë sulmeve të tilla.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, gjeneral Qehaja ka theksuar se në veri të Kosovës veprojnë ushtarakë serbë, të kamufluar si civilë.

“Unë nuk kam informacione të sakta dhe të sigurta lidhur me këtë, por në bazë të disa shkrimeve dhe të bisedave me disa njerëz, po shoh që vërtetë është kanë ndodhur sulme. Këto sulme, kanë ndodhur këto dy-tri ditët e fundit, në mënyrë të pandërprerë. Por, nëse kemi ndërmarrë hapa të duhur për t’iu kundërvënë kësaj situate, unë nuk e di, sepse nuk jam në ngjarje. Por, si njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, me një bagazh mjaft të madh në këtë drejtim, do të thosha diçka që është momenti ta them troç: që atje, përkundër tentativës që ne si shtet t’i eliminojmë strukturat paralele, nuk kemi arritur ta bëjmë këtë dhe unë jam i prirë të mendoj se në atë pjesë të territorit tonë, ekzistojnë ushtarakë të kamufluar në brendi të territorit tonë, ata janë civilë, kryejnë gjoja se detyra të tjera, por në fakt ata janë njerëz që janë ushtarakë profesionistë”, ka deklaruar eksperti i çështjeve të sigurisë.

Përveç ushtarakëve të kamufluar, sipas Qehajës në veri të Kosovës vepron edhe Shërbimi sekret serb.

“Aty (në veri) vepron edhe Shërbimi sekret serb, BIA, njerëz të cilët në vazhdimësi punojnë atje dhe e dinë çdo detaj çka ne duam të bëjmë dhe kanë informacione të sakta për veprimet apo mosveprimet tona në përgjithësi”, ka theksuar më tej ushtaraku.

Ai përmend edhe rusët, në bazën informative në Nish, qëllimi i të cilëve, sipas Qehajës është destabilizimi i Ballkanit, në veçanti Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Sipas tij, ata tani janë në aksion, bashkë me strukturat paralele.

“Unë, kujtoj poashtu që në kohët e fundit, është bërë një ashtu të shprehem, një veprim me disa rusë, të cilët janë siç e dini edhe ju në një bazë informative në Nish, dhe ata me të madhe janë duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, në veçanti ndaj Kosovës, ndaj Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës. Do të thotë, këta njerëz janë tash në aksion, në bashkëveprim me këto struktura paralele, të cilat ekzistojnë atje”, ka thënë Ramadan Qehaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit