Të dielën në mbrëmje do të vendoset nëse nxënësit do të kthehen në shkollë apo do të vazhdojë greva në sistemin e arsimit në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës, Jakim Nedelkov, pas mbledhjes që pati me Qeverinë.
Nedelkov bëri të ditur se ekzekutivi gjatë takimit ka prezantuar argumente, por nuk ka dalë me propozim konkret për rritjen e pagës minimale.
“Fatkeqësisht ende nuk mundem në publik të dalë me vendim përfundimtar se çfarë është propozuar dhe qëndrimin tonë nëse e pranojmë ose jo. Gjatë ditës Këshilli i SAShK-ut do të punojë dhe të shtunën dhe të dielën anëtarët tanë do të informohen për përfundimet që do t’i merr Këshilli, kështu që deri të dielën në mbrëmje do të dihet”, tha Nedellkov.