-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më shumë se 65% të votave, “Rithemelimi” shpall fituesit në Tiranë e Paskuqan

Kryesoret

Komisioni i Rithemelimit në PD ka shpallur fituesit pas përfundimit të procesit të numërimit të votave edhe në degët numër 16 dhe 10 në Tiranë, si dhe degën në Paskuqan.

Sipas njoftimit të Rithemelimit, në degën nr.16 fitues është shpallur Eduard Rexha me 69.7% të votave. Ndërsa në degën e Paskuqanit, fitues është shpallur Anton Pjetërnikaj, i cili ka siguruar 86% të votave. Në degën nr.10 në Tiranë është shpallur fitues me 65% te votave, Andi Beliu.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega 16 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 16 Tiranë u shpall Z. Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Paskuqan.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega Paskuqan u shpall Z. Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 10 Tiranë u shpall Z. Andi Gani Beliu me 65% të votave.

Është zgjedhur dhe kryetari i degës së Skraparit ku me 69% të votave, fitues është shpallur Hajredin Bakiasi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit