-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhi i fortë i Papës kundër luftës në Meshën e Pashkëve

Kryesoret

Papa Françesku ka lëshuar një mesazh të fortë kundër luftës në predikimin e tij gjatë vigjiljes së Pashkëve pasditen e së shtunës në Vatikan.

Shumë shkrimtarë kanë evokuar bukurinë e netëve të ndriçuara nga yjet. Në vend të kësaj netët e luftës përshkohen nga shtigje të ndritura të vdekjes. Në këtë natë, vëllezër e motra, le të lejojmë që të na bashkojnë mesazhet e Ungjillit, për të zbuluar bashkë me ta lindjen e dritës së Perëndisë që shkëlqen në errësirën e botës”.

Papa Françesku, në fund të predikimit të Vigjiljes së Pashkëve, iu drejtua kryetarit të bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, i pranishëm në bazilikën për Vigjiljen e Pashkëve, me disa deputetë ukrainas.

“Në këtë errësirë që jetoni, zoti kryetar, zonja dhe zotërinj parlamentar, në errësirën e errët të luftës dhe mizorisë, ne të gjithë lutemi me ju sonte, lutemi për kaq shumë vuajtje, vetëm ne mund t’ju japim shoqërinë tonë, lutjen tonë. Dhe t’ju tregojmë guxim dhe ne ju shoqërojmë. Mund t’ju themi edhe gjënë më të madhe që festohet sot”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit