Një grup i ngushtë deputetësh nga Partia Demokratike kanë marrë ftesë për të vizituar Uashingtonin. Lajmin e konfirmoi sot kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Zoti Alibeaj a është e vërtetë që një grup i ngushtë deputetësh të grupit të PD-së kanë marrë ftesë për të vizituar Uashingtonin?
Për të gjitha kam informacion, ashtu siç keni edhe ju.
Pra, kanë marrë ftesë?
Enkelejd Alibeaj e pohon me kokë vërtetësinë e lajmit.
Ende nuk dihet se cilët janë deputetët që janë ftuar në Uashington.