-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrioni spektakolar në Austri, i jep fitoren skuadrës së tij me dy gola në fund

Kryesoret

Xhiakomo Vrioni ka shkëlqyer në ndeshjen e kësaj të shtune me skuadrën e Tirol në elitën e futbollit austriak, duke realizuar dy gola në fundin e ndeshjes, të cilët i dhanë 3 pikë skuadrës së tij në fitoren 3-2 ndaj Ried.

Tiroli bën pjesë në grupin e skuadrave që luftojnë për të qëndruar në kategori në Austri dhe luante sot ndaj Ried një sfidë që mund të ishte vendimtare për fatet e këtij edicioni. Ried ishte në avantazh 2-1 por në fund të sfidës erdhi momenti i Vrionit. Në minutën e 82-të ai barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 4-t shtesë, shënoi edhe golin e përmbysjes dramatike 3-2 në transfertë që largon ekipin e tij nga fundi i tabelës, me një distancë sigurie prej 4 pikësh nga vendi i fundit.

Kështu, Vrioni çoi në 12 gola bilancin e tij personal në këtë kampionat në Austri, duke qenë i dyti në renditje pas talentit Adejemi të Salcburgut i cili ka shënuar 16 gola.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit