Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur për ushtarët e humbur në luftë, sipas tij 3 mijë kanë vdekur dhe rreth 10 mijë janë të plagosur.
Ai dha përditësimin e midis 2500 dhe 3000 vdekjeve në një intervistë me CNN, në të cilën paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin e një sulmi të mundshëm bërthamor rus.
Një muaj më parë, Zelensky vlerësoi se rreth 1,300 trupa ukrainase kishin vdekur. Por në të dyja rastet, ai pretendoi se shumë më tepër ushtarë rusë ishin vrarë.