Një protestë e madhe po zhvillohet në Shkup, ku studentë shqiptarë po kërkojnë respektimin e të drejtave gjuhësore në Maqedoninë e Veriut.
Mes kërkesave të tyre është dorëheqja e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.
Studentët bëjnë thirrje me slogane të fuqishme si: “Gjuha shqipe identitet, gjuha shqipe amanet, gjuha shqipe nuk negocijohet”. Në tubim po marrin pjesë edhe studentë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria nuk kanë mundur të kalojnë kufirin për shkak të ndalimit.









