-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Korçë

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy qytetarë pasi drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Gjithashtu u proceduan penalisht dy persona të tjerë, J. S., 57 vjeç, banues në Korçë, u konstatua duke kryer punime pa leje dhe R. S., 53 vjeç, u kap me mjetin kamion tip “Benz”, duke transportuar 4 metër sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. .

DVP Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasve A. S., 50 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë dhe K. P., 35 vjeç, banues në fshatin Vinçan, Korçë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Turan, Korçë, duke drejtuar automjetet e tyre respektive tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasin J. S., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, ky shtetas u konstatua duke kryer punime pa leje.

Po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasin R. S., 53 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Dvoran, Korçë, ky shtetas u kap me mjetin kamion tip “Benz”, duke transportuar 4 metër sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit