-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(EMRI) Transportonte 30 shtetas nga Bangladeshi, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Kryesoret

Ardit Bami është arrestuar këtë të dielë në Shkodër nga policia pasi transportonte 30 shtetas nga Bangladeshi.

Njoftimi i policisë

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Shkodër.

Transportonte me kamionçinë 30 shtetas nga Bangladeshi, duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kruja.

Ky shtetas, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të automjetit ku ndodheshin shtetasit nga Bangladeshi, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një shumë parash.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve  që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, si dhe të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kontrollin e imtësishëm të automjeteve të mbyllura që mund të transportojnë emigrantë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 21 vjeç banues në Krujë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas po udhetonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga  shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjet dhe në brendësi të tij kanë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta (Bangladeshi), të cilët ky shtetas po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit