-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Era e fortë dëmton linjat elektrike në Lezhë, disa fshatra mbeten në errësirë

Kryesoret

Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës, prej mëngjesit të kësaj të diele ka sjellë problemet e para.

Mësohet se në pemë e llojit plep është rrëzuar në superstradën Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të lëvizjes.

Ndërkohë në terren janë vendosur policia rrugore, duke orientuar drejtuesit e mjeteve.

Gjithashtu era e fortë ka dëmtuar dhe linjat elektrike, duke sjellë mungesë të energjisë në disa zona, kryesisht në fshatra.

Prej disa orësh, janë pa energji elektrike fshatrat e Zadrimes, Balldrenit, Ishull-Lezha dhe disa fshatrat të njësisë Shënkoll. Kjo situatë ka krijuar probleme për shumë familje të cilat festojnë pashkët këtë të diel.

Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve me qëllim rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit