-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pashkët bëjnë bashkë figurat politike

Kryesoret

Festa e Pashkëve, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit të tij nga perandori romak Ponz Pilati, kremtohen nga miliona besimtarë në të gjithë botën.

Dhjetëra mijëra prej tyre, ndjekin ritet fetare edhe në Shqipëri dhe syrit të aparateve fotografike, nuk i shpëtuan as eksponentë të lartë politikë dhe diplomatikë.

Në veçanti, një treshe aspak e zakontë është shfaqur në të njëjtin vend në të njëjtën kohë.

Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë e pranishme në meshën e mesditës, në të njëjtën kohë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe me ish-deputetin e Shkodrës, Tom Doshi.

Ky i fundit, nga Departamenti i Shtetit, është shpallur persona non grata, ndaj të qenit në të njëjtin vend dhe kohë me diplomaten amerikane, përbën një gjë shumë të rrallë.

Megjithatë, duket se Pashkët kanë lënë mënjanë qasjet politike dhe kanë vendosur nën një çati personazhet e njohura politike në Shqipëri.

Fundja, edhe vetë krishtërimi, ka të bëjë me bashkimin e njerëzve…edhe nëse për pak minuta!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit