Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka zbuluar emrat e drejtuesve të nëntë degëve, disa në Tiranë dhe rrethe, që dolën fitues nga zgjedhjet e djeshme.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, kryetare për degën 6 Tiranë u shpall Onelda Zefi me 79.7% të votave ku në garë morën pjesë dy kandidatë.
Gjithashtu dhe për degën Skrapar morën pjesë në garë dy kandidatë dhe fitues u shpall Hajredin Bakiasi me 69% të votave.
Dega 16 Tiranë do të drejtohet nga Eduard Rexha, fitues me 69.7% të votave, ku në garë ishin tre kandidatë.
Në degën Paskuqan, fitues me 86% të votave u shpall Anton Pjetërnikaj përballë kandidatit tjetër.
Ndërsa, degë 10 Tiranë do të drejtohet nga Andi Beliu me 65% të votave përballë dy kandidatëve të tjerë. Dega PD Kucovë fitues shpalli Myslim Haxhiun me 57% të votave.
Për degën PD Elbasan ishin në garë pesë kandidatë, dhe fitues u shpall Blendi Himci, me 66% të votave.
Dega PD Tropojë fitues nxori Besnik Dushaj, me 54% të votave dhe në garë ishin tre kandidatë.
Dhe fituesi i degës PD Tirana 11 u shpall, Shkëlqen Mustafa me 48% të votave përballë tre kandidatëve të tjerë.
Procesi u hap në orën 8:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00.
“Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës”.