-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët përleshen me serbët dhe sirianët në Austrisë

Kryesoret

14 persona u përplasën me njëri-tjetrin të dielën e Pashkëve në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 2:45 në Rainerstrasse të Salzburgut. Mësohet se në sherr janë përfshirë edhe shqiptarë.

Një 22-vjeçar ka mbetur pa ndjenja dhe 5 persona janë përplasur nga përleshja, ku u përfshinë edhe armët e zjarrit. 

Sipas policisë austriake, 14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria janë zënë për arsye që nuk dihen, ndërsa gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Efektivët e policisë gjetën 22 vjeçarin sirian të rënë pa ndjenja në tokë dhe pesë të tjerë që kishin mbetur të plagosur. Ndërkaq, policia vijon të kërkojë për personat e tjerë të përshirë në këtë ngjarje teksa pistoleta e përdorur gjatë përleshjes nuk është gjetur në vendngjarje. Por nuk dihet as shkaku i kësaj përleshjeje masive midis personave të kombësive të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit