Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raporton se në 24 orët e fundit nga 589 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 16 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.
Në total numri i rasteve aktive është 472.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
18 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.
Në total numri i rasteve aktive është 472.